Dinastia Safaride (dinasti myslimane Sunite G.A lulëzoi në shekullin e 9-të të erës së re), dinasti Persiane që udhëhoqi një territor të madh në Persinë lindore. Themeluesi i dinastisë ishte Ya’qūb ibn Layth al-Saffar (“bakërpunuesi” pasi që përpunonte Bakrin G.A) e mori kontrollin të provinces prej nga vinte, Seistan në vitin 866. Rreth vitit 869 ai e zgjeroi kontrollin e tij deri në pjesën verilindore të Indi-së duke përfshirë ultësirën e Kabulit, Sindin, Tokaristanin, Mekranin (Balochistani), Kermānin, dhe Farsin në domenin e tij të kontrollit. Me rrëzimin e dinastisë Tahiride dhe aneksimin e Khorāsānit në vitin 873 perandoria Safaride e arriti zgjerimin më të madh të saj. Ya’qūbi pastaj mori guxin të marshonte drejt Bagdadit (Kalifati Abasid Safaridët e kishin përkrahur Halifin Me’nun gjate luftës së tij për suksesion ndaj vëllaut të tij El Eminit të dy këta djemë e halifit Harun err-Rashid me ë që rast ja kishte dhuruar territoret e Përsisë lindore në posedim kësaj dinastie G.A) në vitin 676 por ishte poshtur nga forcat e Kalifit Mu’tamid ( pasardhës i El-Me’nunit G.A) në Dayr al-Āqūl. Kalifi El’ Mutamid e njohu vëllaun e Ya’qūbit Amr ibn Layth në vitin 879 si suksesor të udhëheqjes së Khorāsānit, Isfahanit, Fārsit, Seistanit, dhe Sindit. Por perandoria Safaride kolapsoi kur Amri tentoi të rrëmbej Transoxsianën ( territoret përtej lumit Xhejhun në Azinë Qëndrore G.A) prej Samadinëve kur u mposht në vitin 900 në qytetin e Balkh ( qytet në Afghanistan vëndëlindja e Meulana Xhelaledin err-Rumit (G.A) nga ana e Ismāil ibn Ahmed as-Samani. Pas kësaj pak vetë nga dinastia Safaride kishin pushtet edhe pse ata e mbajtën pushtetin në Seistan deri në shekullin e 16-të pavarësisht pushtimeve Samanide, Gaznelite dhe Mongole.
Ya’qūb ibn Layth al-Saffār, (i lindur në vitin 840- vdiq në vitin 879), themelues i Perandorisë Safaride që u ngritë nga errësira për të udhëhequr shumicën e Iranit të sotëm sidhe pjesë të Afghanistanit dhe Pakistanit në një kohë arriti për pak të kapte edhe Bagdadin, vendin e Kalifit Abasdit. Pas një pune si bakër punues (saffār, bakērpunue emri i dinastisë) Ya’qūbi u bë një banditë kur mblodhi një ushtri të madhe rreth vetes e cila ishte e pavarurë. Ai fitoj rrespektin e Kalifit duke pushtuar territoret e jo-Muslimanëve rreth Afganistanit. Ku pastaj ai filloi të udhëhiqte si lider i pavarurë duke pre monedhën e tij dhe duke e larguar nga kontrolli mbi Khorāsānin dinastinë Tahiride në pjesën lindore të Iranit. Ya’qūbi më pastaj e zgjeroi kontrollin edhe mbi provincat e Iranit si Farsin dhe Ahwazin. Më në fund në vitin 878 ai marshoi drejt Bagdadit i vetëm por u ndalua kur mbrojtësve të tij iu prenë pritat e ujitjes. Ya’qūbi është një hero në folklorin dhe Historinë e Iranit (si dhe tek muslimanët Sunit pasi ai ishte Suni G.A) dhe ishte udhëheqja e tij që e revitalizojë gjuhën Perse përsëri pas 2 shekujve të dominimit të gjuhës Arabe në Persi.
Burimi: Portali Britannica
Përktheu: Galdim Ajeti