Mbret luftëtar, ndërtues i perandorisë dhe hero i rezistencës kundër Kolonizimit Francez të Afrikës Perëndimore gjatë shekullit të 19-të, Samori Touré u lind rreth vitit 1830 në Luginën e lumit Milo në shtetin e Guinea të sotëm. Babai i tij ishte tragëtar, duke e udhëhequr Tourén për të pasur profesionin e familjes që në fillimet e tija. Në vitet 1850-ta ai u regjistrua në forcat ushtarake në Medina (Mali i sotëm) për të liruar nënën e tij e cila ishta pjesë e grupit etnik Malinké e kapur gjatë një bastisje. Ai më pas fitoi aftësitë ushtarake gjatë fushatave të ndryshme që ai ndērmori për liderët lokal para se të fillonte karierën e tij. Taouré u bë një lider i njohur, që trajnoj dhe komandoj një ushtri në rritje dhe të disiplinuar. Ai i zhgjeroi pushtimet e tij duke e ndērtuar një perandori të bashkuar të quajtur Mandinka. Në vitin 1874 ai e shpalli vetën Faama (monark), dhe themeloi kryeqytet të mbretërisë së tij Bisandugu në Gambinë e sotme. Në vitin 1880 perandoria u zgjerua nga Bamako, Mali në veri në kufijtë e Sierra Leones që ishte koloni Britanike, Bregut të Fildisht dhe Liberisë në lindje dhe jug. Sudani ishte lufiri lindor. Perandoria e Tourés e arriti apogjeun e saj ndërmjet viteve 1883 dhe 1887 një periudhë në të cilën ai e mori titullin e Almami, fetarisht do të thotë udhëheqësi i Perandorisë Muslimane.
Pas Konferencës së Berlinit në vitin 1884 në të cilën u nda Afrika, forcat Franceze filluan të cenojnë Mandinkan. Edhepse ushtria e tij fillimisht i mposhti Francezët, ndërmjet viteve 1885 dhe 1889 forcat e tyre të armatosura që zakonisht përfshinin forcat Senegaleze patën sukses të shtynin atë më në Afrikën e mbrendshme perendimore. Pas disa konfrontimeve Touré në vitin 1889 u pajtua me disa traktate të paqës me forcat Franceze. Në Dhjetor 1891, rritja e inkurzicioneve Franceze ndaj perandorisë se Touré dërgoi në eksodin e një kombi të tërë në lindje. Ndërmjet viteve 1893 dhe 1898, ushtria e Tourés pushtoj një territor të madh në Veriun e Bregut tw Fildisht të sotëm. Toure themeloj perandorin e dytë dhe e themeloi kryeqytetin e saj të ri në qytetin e Kong, pjesa e epërme e Bregut të Fildisht. Me n1 Maj, 1898, kur Francezët e rrethuan qytetin e Sikasso, vetëm në veri të Perandorisë së re, Tourés dhe ushtria e tij u pozicionuan në malet e Liberisë për të përballur një Invazion të dytë. Këtë herë, megjithatë, uria dhe dezertimet i dobësuan forcat e tij dhe Francezët e rrethuan Tourén me 29 Shtator, 1898 në Kampin e tij në Guélémou në Bregun e Fildisht të sotëm. Touré u dërgu në ekzil në Ndjilé, Gabon ku vdiç nga pneumonia me 2 Qershor 1900.
Burimi: web portali blackpast
Shkroi: MAELENN-KEGNI TOURE 22 Shkurt 2009
Përktheu: Galdim Ajeti