Shtepia e Urtesise
  • Per ne
  • Artikuj
  • Islami në Andaluzi
  • Video
  • Kontakti
No Result
View All Result
Shtepia e Urtesise
  • Per ne
  • Artikuj
  • Islami në Andaluzi
  • Video
  • Kontakti
No Result
View All Result
Shtepia e Urtesise
No Result
View All Result
Home Artikuj Islami në Andaluzi

Biografia e Shkrimtarit të madh musliman Muhamed Asad (alias Leopold Weiss)

shtepiaeurtesise by shtepiaeurtesise
September 30, 2024
in Artikuj
0
Biografia e Shkrimtarit të madh musliman Muhamed Asad (alias Leopold Weiss)
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on XShare on Linkedin

Lindja

Muhamed Asad është lindur në Lemberg, Galicia ( ish- pjesë e perandorisë Austro-Hungareze, tash pjesë e qytetit Lviv, kryeqytet i Ukrainës Perëndimore). Muhamed Asad ka lindur më 2 Korrik 1900 si Leopold Weiss në një familje Hebreje. Nga të dhënat personale të Weiss-it, rrënjët e tij në judaizëm ishin shumë të forta nga ana e babit të tij. Gjyshi nga babi, Benjamin Weiss, ishte nga radhët e rabinëve në Czernovitz në Bukovina. Gjyshi i tij dëshironte që ai të bëhej një rabin por Leopold Weiss i vogël kishte planet e tij, ai e lë shtëpinë e tij dhe në një moshë të re kur i kishte 14 vjet dhe iu bashkua armatës Austro-Hungareze. Ai nuk shërbeu edhe gjatë në armatë dhe u rikthye përsëri në shtëpi nga ana e prindërve të tij. Pasi përfundoj shkollën ai shkoi në Austri për të studiuar psikanalizën, Gjatë kohës sa qëndroi në Vjen ai u takua me shumë shkrimtarë dhe shkencëtarë të famshëm. Kjo ishte ku ai mori përvojën e parë si gazetarë por në brendësin e tij ai u ndje shumë i pakënaqur. Asad u bë një korrespodent i ri që në kohë të hershme për gazetën e famshme Frakfurter Zeitung, dhe bëri qindra udhëtime në Arabi, Palestinë, Egjipt, Siri, Iran. Irak, dhe Afganistan. Gjatë udhëtimeve të tij, atij iu bë e mundur ta shihte botën myslimane për së afërmi  dhe me këndvështrime të ndryshme nga ato të cilat i kishte imagjinuar ai në perëndim.

Konvertimi në Islam 

Kur xhaxhai i tij, “një student i Doktor Frojdit” i cili kishte marr azil në Jerusalem, ai e ftoi Weissin në Palestinë. AtjeWeiss e njohu dhe e deshi kulturën Beduine dhe Arabe. Ai e përshkroi atë si “ Humanizëm i lirë”. Arabët thoshte ai me entuziazëm janë “ njerëzit që nderojnë  njëri-tjetrin” . Pasioni i tij i përflakur e konvertojë, Leoplold Weiss në Islam në Prill të vitit 1927 – në Berlin Wilmersdorf, në xhamin e parë të ndërtuar në  Gjermani – duke e quajtur veten Muhamed Asad që nga atëherë. Pavarësisht se ai ishte një Hebre, në Palestinë Asad nuk u preokupua me çështjen Zioniste, duke besuar se  ardhja e Evropianeve në tokat të cilat nuk ishin të tyre për  2 mijë viteve ishte një zgjidhje artificiale dhe e destinuar për të shkaktuar probleme. Ai konstatojë se Hebrenjtë Evropian i panë Arabët vendas si fuqitë kolonializuese i panë Afrikanët- si njerëz të prapambetur. Pas haxhit të tij në Meka në vitin 1927, Muhamed Asad u vendos në Arabin Saudite për disa vite. Kjo i solli një mundësi  unike Asadit për të qëndruar afër me mbretin Saudit AbdulAziz al- Saud. Pas takimit të parë, Asadi shkruan se Mbreti e vizitonte  çdo ditë. Ibn Saud poashtu e la Asadin të vizitonte regjionin e Nexhdit ( Në shoqërinë e mbretit), që ishte e ndaluar për të huajt gjatë asaj kohe. Asadi luftoi fashizmin Italian në Libi në anën e Sidi Muhamed (Mbreti Idriz I i Libisë), literalisht duke u fshehur në rërë, duke kontrabanduar Armë pët luftëtarët e lirisë, plumbat fluturonin rreth kokës së tij, shokët e tij duke vdekur majtas e djathtas. Përderisa ushtarët Evropian dhunonin, plaçkitnin e vritnin në qytetet dhe fshatrat Libiane, Muhamed Asad dhe luftëtarët Mysliman të fisit Senoussi së bashku me Omer Muhtar ishin duke luftuar kundër një opresionit brutal të pushtuesve. Në pytjen e tij për integritetin moral, të gjitha këto duken të argumentojnë vendimin e drejtë të Asadit për tu larguar nga Evropianet dhe për tu bërë një “Arab i natyralizuar”.

Udhëtimi në Indi 

Asad mbërriti në Kraqi mëe anije në Qershor të vitit 1032 dhe vazhdoi për në Amritsar. Këtu dhe në Lahorin fqinjë, ai e inkuadroi veten e tij në komunitetin vendas të muslimanëve të Kashmirit, dhe në vitin 1933 ai e bëri një paraqitje në Sringar, ku një raport i inteligjencës kundër tij e akuzoi se ai shpërndante ide Bolshevike. Për Asad joshja e vërtet e Kashmirit qëndrontë në gjendjen e vështirë të tij si territor i kontestuar, ku Maharaja e përkrahur nga Britanikët udhëhiqte me popullatën e pakënaqur muslimane. Duke filluar në vitin 1931, Muslimanet nga Kashmiri në Punxhab organizuan një agjitacion të jashtëm për Muslimanët në Kashmir. Qindra grupe të muslimanëve vullnetarë e kaluan ilegalisht nga Punxhabi në Kashmir, dhe mijra u arrestuan. Në Fillim të viteve 1932, shqtësimet ishin pakësuar, por qeveria e Kashmirit mberi gjithnjë e vëmendshme, Por qfarë bëri Asad në Kashmir mbetet e paqart. Por duke e mësuar prezencën e tij, qeverija e Kashmirit menjëherë e kërkoi atë “ për ta ekstraduar” edhe pse Policia nuk kishte fakte ta argumentonte raportin e intelegjencës, dhe aty u shfaqën disa pengesa legale për të ekstraduar një Evropian. Asad shumë shpejt u largua nga Kashmiri për në Lahore. Aty ai e takoi poetin dhe filozofin Muhamed Ikbal (1876-1938) i cili kishte parardhësit nga Kashmiri, i cili e bindi Asadin të qëndronte në Indi dhe të punonte “ Për të sqaruar premiset intelektuale të shtetit të ardhshëm Islam.” Nga kjo pikë e tutje Asad mundë të jetë një intelektual Musliman , duke menduar, ligjëruar dhe shkruar në Kulturën dhe ligjet Islame.Në vitin 1949, Asad e la politikën e brendshme për tju bashkuar shërbimit të jashtëm të Pakistanit, përfundimisht duke u ngritur nhë pozitën e kryetarit të divizionit për lindjen e mesme në ministrinë e jashtme. Në fillim të viteve 1952, pas njëzet viteve të qëndrimit të vazhdueshëm në nënkontinent, ai erdhi në Neë York, si ambasadorë i plotëfuqishëm i Pakistanit në Kombet e Bashkuara.

Vdekja
Afër vdekjes së tij, Asad u bë shumë i mërzitur për gjendjen e botës Muslimane dhe liderëve të saj. Ai besonte se umeti nuk ishte aq i mahnitshëm, Islami ishte religjion i bukur por korruptimi i njerëzve po e sillte atë afër fatkeqësisë. Shkrimet etij ishin djegur publikisht gjatë ohës së tij në Maroko – një arsyje ishte per rikthimin e tij në Evropë. Muhamed Asad vdiq në Andaluzinë e Spnajës më 20 Shkurt 1992. Ai u varros në Granada ( Spnajë).

Përktheu: Galdim Ajeti 

Burimi: https://www.islamichistoryandtravel.com/

Tags: BiografiLeopold WeissMuhamed AsadMuslimanPerkthime
Previous Post

Galdim Ajeti – Islami në Sicili ( Pjesa e katërt)

Next Post

Dituria Islame e transferuar nga shkollat ‘Mahzara’ në Afrikë

Next Post
“Qyteti i virtytshëm” i Farabiut, një model se si duhet ndërtuar shoqëria

Dituria Islame e transferuar nga shkollat ‘Mahzara’ në Afrikë

Recommended

Gjurmët e Muslimanëve në Andaluzi

Gjurmët e Muslimanëve në Andaluzi

8 months ago
Liqeni Bajkal

Liqeni Bajkal

8 months ago

Popular News

  • Xhamia Bibi Khanym në Samarkand Shteti i Uzbekistanit Azia Qëndrore

    Xhamia Bibi Khanym në Samarkand Shteti i Uzbekistanit Azia Qëndrore

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Dinastia Safaride

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Nili i Kaltërt dhe Nili i Bardhë takohen në Khartoum, Sudan

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • SAMORI TOURÉ (1830-190) Themeluesi i Perandorisë Islamike Sunite Wassoulou në shtetin e Guineas së sotme

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Irani Lindor, Afganistani, dhe Azia Qëndrore

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • PËR NE
  • ARTIKUJ
  • ISLAMI NE ANDALUZI
  • VIDEO
  • KONTAKT
  • FACEBOOK
  • INSTAGRAM
  • LINKEDIN
Impressum & Privacy Policy
Made with love by insteap

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Per ne
  • Artikuj
  • Islami në Andaluzi
  • Video
  • Kontakti

© 2024 Shtëpia e Urtësisë - Made with ❤ by insteap L.L.C.