Shtepia e Urtesise
  • Per ne
  • Artikuj
  • Islami në Andaluzi
  • Video
  • Kontakti
No Result
View All Result
Shtepia e Urtesise
  • Per ne
  • Artikuj
  • Islami në Andaluzi
  • Video
  • Kontakti
No Result
View All Result
Shtepia e Urtesise
No Result
View All Result
Home Artikuj Islami në Andaluzi

Kairouan, vendi i ezanit të parë në Afrikë

shtepiaeurtesise by shtepiaeurtesise
September 30, 2024
in Artikuj
0
Kairouan, vendi i ezanit të parë në Afrikë
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on XShare on Linkedin

Karouan është qyteti i parë ku Ezani, thirrja islame për lutje (namaz), është praktikuar në Afrikë.

Si një nga qendrat më të mëdha ekonomike, politike, fetare dhe shkencore të civilizimit Islam, Kairouan është qyteti i parë ku Ezani, thirrja islame lutje (nama), ishte praktikuar në Afrikë.

Një nga qytetet më të bukura të Tunizisë, Kairouan historia e të cilit daton që nga shekulli i VII-të. Në vitin 2009 Organizata për kooperim Islamik zgjodhi qytetin si kryeqytet të kulturës islame e cila është në kuadër të listës botërore të trashëgimisë kulturore të UNESCOS.
Rëndësia e Kairouan-it për zgjerimet islame është shumë e madhe. Veçanërisht, kur Al-Andalus, e njohur po ashtu si gadishulli Iberik Islamik ishte pushtuar nga ana e muslimanëve, Kairouan-i shërbeu si qendër logjistike. Qyteti ishte themeluar në vitin 670 nga ana e Uqbaibn Nafi, gjenerali i cili shërbeu në dinastinë Umejjade i cili udhëhoqi pushtimin e Magrib-it. Edhe emri i qytetit Kairouan, do të thotë – kamp ushtarak.
Për shkak se ishte formuar për arsye të sigurisë, Kairouan-i duket si një kështjellë e ruajtur me muret e saja të njohura përreth qytetit i cili ishte ndërtuar nga ana e Guvernatorit Mohammed Hoazi dhe ka mbijetuar deri në këtë moment. Përgjatë dyerve të vendosura në mure, çdo njeri mund të arrijë qendrën e qytetit ku ndodhet pazari historik. Pazari është zemra e jetës për Kairouan-in duke përmbajtur të gjitha ngjyrat e jetës. Tregtarët janë krenar për qilimat të grumbulluar vertikalisht të quajtura Zarbiyya. Ndër shumtë të tjera, një nga arsyet që e bëjnë Kairouan-in si një nga vend ndaljet kryesore turistike në Afrikë është edhe pusi Barutta. Qindra turistë vizitojnë qytetin dhe shijojnë ujin në këtë bunar i cili është ndërtuar për të ju siguruar ujë banorëve të qytetit të cilët vuajnë shumë si pasojë e mungesës së ujit.

Xhamia qendrore e qytetit, e ndërtuar në shekullin e VII-të ka një vend të veçantë në historinë e Islamit për shkak se Ezani i parë në Afrikë ishte praktikuar këtu. Xhamia e parë e Kairouan ishte ndërtuar nga ana e Uqbaibn Nafi në vitin 671. Objekti i me rëndësi kulturore shërben sot si xhami qendrore është saktësisht 1342 vjet e vjetër. Xhamia e cila është rinovuar disa herë, prezanton një nga stilet e arkitekturës Islame të Afrikës Veriore. Minare-ja shfaq një nga karakteristikat kryesore dalluese të ndërtimit të saj unike. Përderisa është shume sensitive kundrejt ndryshimit të temperaturës, një pjesë e saj është e ruajtur me qelq.
Kairouan-i ishte ndërtuar në mbeturinat e një qyteti të vjetër Romak të quajtur, Kamunia. Shtyllat në oborrin e xhamisë, përbëhet prej 350 shtyllave, gjë që lë mundësinë e lidhjes me trashëgimi romake. Dyert e xhamisë së Kairouan-it ishin hartuar nga një shembull unik i gdhendjes së drurit. Përderisa ndjenja e qetësisë dominon pjesën e jashtme të ndërtesës historike, figurat përqendrojnë vëmendjen në muret e saj si dhe xhamat tërheqin shikimin në qelqin e llojllojshëm që të ofrojnë ndjenjën e çlodhjes. Përbrenda saj është e mbushur me vlera artistike. Aty është edhe një bunar i cili shërben për myslimanët që vijnë në Xhami për tu lutur.

Përktheu: Galdim Ajeti
Burimi: Kuzey News Agency

Tags: AfrikeEzaniGaldim AjetiKairouanPerkthime
Previous Post

Trashëgimia Osmane jeton në Niger

Next Post

Gjurmët e Muslimanëve në Detin Mesdhe

Next Post
Gjurmët e Muslimanëve në Detin Mesdhe

Gjurmët e Muslimanëve në Detin Mesdhe

Recommended

“Qyteti i virtytshëm” i Farabiut, një model se si duhet ndërtuar shoqëria

10 fakte interesante rreth Azisë Qëndrore që do të dëshironit ti dini

8 months ago
Perla nga Civilizimi Islam Qyteti DJENNÉ, MALI (shekulli i 11-të ose i 13-të-)

Perla nga Civilizimi Islam Qyteti DJENNÉ, MALI (shekulli i 11-të ose i 13-të-)

8 months ago

Popular News

  • Xhamia Bibi Khanym në Samarkand Shteti i Uzbekistanit Azia Qëndrore

    Xhamia Bibi Khanym në Samarkand Shteti i Uzbekistanit Azia Qëndrore

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Dinastia Safaride

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Nili i Kaltërt dhe Nili i Bardhë takohen në Khartoum, Sudan

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • SAMORI TOURÉ (1830-190) Themeluesi i Perandorisë Islamike Sunite Wassoulou në shtetin e Guineas së sotme

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Irani Lindor, Afganistani, dhe Azia Qëndrore

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • PËR NE
  • ARTIKUJ
  • ISLAMI NE ANDALUZI
  • VIDEO
  • KONTAKT
  • FACEBOOK
  • INSTAGRAM
  • LINKEDIN
Impressum & Privacy Policy
Made with love by insteap

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Per ne
  • Artikuj
  • Islami në Andaluzi
  • Video
  • Kontakti

© 2024 Shtëpia e Urtësisë - Made with ❤ by insteap L.L.C.