Shtepia e Urtesise
  • Per ne
  • Artikuj
  • Islami në Andaluzi
  • Video
  • Kontakti
No Result
View All Result
Shtepia e Urtesise
  • Per ne
  • Artikuj
  • Islami në Andaluzi
  • Video
  • Kontakti
No Result
View All Result
Shtepia e Urtesise
No Result
View All Result
Home Artikuj Islami në Andaluzi

Personi më i pasur në historinë e njerëzimit është afrikani Mbreti Mansa Musa I nga Mali – vlera e pasurisë së tij sa sot 400 miliard dollarë.

shtepiaeurtesise by shtepiaeurtesise
October 1, 2024
in Artikuj
0
Personi më i pasur në historinë e njerëzimit është afrikani Mbreti Mansa Musa I nga Mali – vlera e pasurisë së tij sa sot 400 miliard dollarë.
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on XShare on Linkedin

Personi më i pasur në historinë e njerëzimit është afrikani Mbreti Mansa Musa I nga Mali – vlera e pasurisë së tij sa sot 400 miliard dollarë. Mensa Musa I lindi në Mali, në Afrikën Perendimore në vitin 1280. Babai i tij quhej Faga Laye. Në disa shkrime ai është dokumentuar si Kankou Musa, Kankan Musa, ose Kanku Musa që do të thotë se nëna e tij ishte Kankou. Gruaja e Mbretit Musa I quhej Inari Kunate. Mansa Musa ishte mbreti i 10-të i Perandorisë së Malit dhe erdhi në pushtet në vitin 1312 (në kohën kur Osmani 1 sapo e kishte themeluar Perandorinë Osmane, G.A). Mansa në gjuhën e maliane do të thotë Mbret. Përgjatë kohëve Musa I është përshkruar si njeriu më i pasur në histori që sot ajo I llogaritet deri 400 milard dollarë amerikan. Mansa Musa I i pushtoi 24 qytete të Afrikës Perendimore së bashku me provincat e tyre. Ai ishte sunduesi i të gjitha regjioneve të shteteve aktuale: Senegalit, Gambisë, Burkina Fasos, Malit, Çadit, Nigerisë, Nigerit dhe Muritaninë (të gjitha territoreve që dikur i kishte nën udhëheqje prijësi i Murabitunëve, Jusuf Bin Tashfin – G.A). Pasurinë e tij Mansa Musa I e kishte arritur përmes tregtisë me ar dhe kripë, të cilën e bënte në Afrikën Veriore dhe atë Perëndimore. Udhëtimi për në Mekë për ta kryer haxhin i v. 1324 ka hyrë në analet e historisë (në po të njejtën kohë kur vdiq Osmani I në Perandorinë Osmane dhe kur filloi përhapja e Islamit në Ballkan – G.A.) duke e përshkuar një distancë prej 4000 miljeve. Ai këtë udhëtime e realizoi së bashku me 60,000 burra, përfshirë 12,000 skllevër, ku secili prej tyre barte nga 2 kg ari. Lajmëtarët e tij ishin të veshur me mëndafsh, të mbanin shkopinjë të artë, me kuaj të përgatitura dhe çanta të mirëpunuara. Musa I ishte i aftë të vendoste për çdo gjë që nevoitej për udhëtimin e tij pën Mekë. Ai ishte përkujdesur që t’i ushqente të gjithë bashkudhëtarët e tij dhe kafshët, prej tyre ishin shumë se 8000 deve, ku secila nga to barte 23 kg – 136 kg ar. Mansa I e ndërtoi nga një xhami në secili vend ku e falte xhumanë. Mansa Musa I i dhuronte monedha ari varfanjakëve, të cilët i takoi përgjatë udhëtimit të tij si dhe jepte domavione në qytetet ku kalonte, përfshirë Kairon dhe Medinën. Por veprat humanitare të Musait I patën impakt të thellë në ekonomitë e vendeve ku kalonte ai. Përgjatë qyteteve, influksi i madh i arit ua uli vlerën metaleve përgjate viteve në vazhdim. Vlera e të mirave dhe mallrave ra shumë. Ky udhëtim e bëri atë të vetmin njeri në histori që arriti ta kontrollonte vlerën e arit në tërë Mesdheun. Thuhet se Musa I për shkak se qeveriste Afrikën Perëndimore, nga Senegali kishte pasur disa ekspedita për në Brazil, pra ai e kishte zbuluar Botën e Re shumë kohë para Kolombit. Mansa Musa udhëhoqi për 25 vite dhe vdiq më 1337. Djali i tij Maghan e trashëgoi atë. Musa ndërtoi xhami dhe institucione në regjion. Shumë njerëz mund të udhëtonin më vonë në Mali për të studiuar në Unverzitetin Sankore. Ai kujtohet edhe sot për kohën e artë të tij në historinë e Malit. (Mansa Musa ishte bashkëkohanik i Ahmet ibn Tejmijes, Osmanit1, Ibni Batutas, ibni Arabiut, etj G.A). Burimi: TheAfricanHistory Përktheu: Galdim Ajeti

Tags: MALIMansa MusaMbreti
Previous Post

Liqeni Bajkal

Next Post

Dinastia Tahiride (821-873)

Next Post
Dinastia Tahiride (821-873)

Dinastia Tahiride (821-873)

Recommended

Top 10 Faktet që nuk i dini rreth Afrikës

Top 10 Faktet që nuk i dini rreth Afrikës

8 months ago
Udhëheqësit e parë Turq që e pranuan Islamin

Udhëheqësit e parë Turq që e pranuan Islamin

8 months ago

Popular News

  • Xhamia Bibi Khanym në Samarkand Shteti i Uzbekistanit Azia Qëndrore

    Xhamia Bibi Khanym në Samarkand Shteti i Uzbekistanit Azia Qëndrore

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Dinastia Safaride

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Nili i Kaltërt dhe Nili i Bardhë takohen në Khartoum, Sudan

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • SAMORI TOURÉ (1830-190) Themeluesi i Perandorisë Islamike Sunite Wassoulou në shtetin e Guineas së sotme

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Irani Lindor, Afganistani, dhe Azia Qëndrore

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • PËR NE
  • ARTIKUJ
  • ISLAMI NE ANDALUZI
  • VIDEO
  • KONTAKT
  • FACEBOOK
  • INSTAGRAM
  • LINKEDIN
Impressum & Privacy Policy
Made with love by insteap

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • Per ne
  • Artikuj
  • Islami në Andaluzi
  • Video
  • Kontakti

© 2024 Shtëpia e Urtësisë - Made with ❤ by insteap L.L.C.