Afrika është kontinenti i dytë më i madh për nga madhësia dhe kontineti më i madh për nga popullsia në botë. Kontineti Afrikan ndodhet pjesërisht në Hemisferën Lindore ndërsa pjesa më e madhe e saj ndodhet në Hemisferën Veriore. A e dini se kontineti Afrikan është më i madh se SHBA-të, Kanada-ja, dhe India sëbashku? Afrika përfshinë një hapsirë më të madhe se 30 milion km katrorë!
1. Në Afrikë ndodhen 54 shtete- dhe 9 territore të nvarura. Më shumë se 1.3 miliard njerëz jetojnë në kontinentin Afrikan. Kjo do të thote 15% të popullatës totale botërore jetojnë në Afrikë.
2. Shteti më i madh: Algjeria. Ky shtet është në mesin e 10 shteteve më të mëdha në botë. Ndërsa shteti më i populluar në Afrikë është Nigeria, me më shumë se 219 milion banorë, por shteti është vetëm 1/3 e sipërfaqës së Algjerisë.
3. Qyteti më i madh: Lagosi në Nigeri. Me më shumë se 22 milion banorë, Lagosi është një nga qytetet metropolitane më të mëdhat në botë dhe parashihet të bëhet qyteti më i madhë në botë deri në vitin 2100 me më shumë se 100 milion banorë!
4. Shteti më i vogël: Seychelles, i cili është një arqipelago( shtet i ishujve) në Oqeanin Indian. Në anën toksore të Afrikës, shteti më i vogël është Gambia (shtet mysliman).
5. Ishulli më i madh: Madagaskari në oqeanin Indian. Madagaskari është ishulli i katërt më i madh në botë – pas Grenlandës ( nën sovranitetin e Danimarkës), Guines së Re dhe Borneos(në Indonezi, shtet mysliman).
6. Lumi më gjatë: Nili(6853). Nili është lumi më i gjatë në botë dhe kalon nëpër 11 shtete. Nili ka dy burime: Nili i bardhë që vjen nga liqeni Viktoria në Tanzani dhe Nili i kaltërt që vjen nga liqeni Tana në Etiopi. Hapsira qëndrore e Nilit ndodhet në Egjiptë. Ndërsa bashkimi i dy Nileve bëhet në Kharum ( kryeqyteti i Sudanit).
7.Mali më i lartë: Kilimangjaro në Tanzani. Mali Kilimangjaro ka tre kone vullkanike dhe koni më i lartë vullkanik është ”Kibo”. Pika më e lartë është “Uhuru Peak” me 5895 metra lartësi. Mali ndodhet në vargmalet në Tanzani në kufi me Kenian. Mali Kilimangjaro mund të ngjitet vetëm nga pjesa e Tanzanisë por mund të shihet edhe nga Nairobi ( kryeqyteti i Kenias).
8.Liqeni më i madh: Liqeni Viktoria( në kufi me Ugandën, Tanzanin dhe Kenian) është liqeni i dytë më i madh me ujë të pishëm në botë. Vetëm liqeni Baikal në Rusi dhe liqeni Superior në Amerikën Veriore janë më të mëdhenjët !
9.Vendi më i thatë: Saharaja në Afrikën Veriore është vendi më i nxet në botë. Klima është ekstremisht e thatë në këtë regjion.
10. Janë 16 shtete pa dalje në det në Afrikë. Këto shtete ndodhen në pjesën e vogël të kontinetit dhe nuk kanë dalje as në Oqeanin Atlantik dhe as në atë Indian këto shtet jane Bostwana, Burkina Faso, Burundi, Republika Qëndrore Afrikanë, Qadi, Etiopia, Lesotho, Malawi, Mali, Niger, Ruanda, Sudani Jugor, Eswatini, Uganda, Zambia dhe Zimbabwe.
Burimi: African Facts Shelf
Përktheu: Galdim Ajeti