Personi më i pasur në historinë e njerëzimit është afrikani Mbreti Mansa Musa I nga Mali – vlera e pasurisë së tij sa sot 400 miliard dollarë. Mensa Musa I lindi në Mali, në Afrikën Perendimore në vitin 1280. Babai i tij quhej Faga Laye. Në disa shkrime ai është dokumentuar si Kankou Musa, Kankan Musa, ose Kanku Musa që do të thotë se nëna e tij ishte Kankou. Gruaja e Mbretit Musa I quhej Inari Kunate. Mansa Musa ishte mbreti i 10-të i Perandorisë së Malit dhe erdhi në pushtet në vitin 1312 (në kohën kur Osmani 1 sapo e kishte themeluar Perandorinë Osmane, G.A). Mansa në gjuhën e maliane do të thotë Mbret. Përgjatë kohëve Musa I është përshkruar si njeriu më i pasur në histori që sot ajo I llogaritet deri 400 milard dollarë amerikan. Mansa Musa I i pushtoi 24 qytete të Afrikës Perendimore së bashku me provincat e tyre. Ai ishte sunduesi i të gjitha regjioneve të shteteve aktuale: Senegalit, Gambisë, Burkina Fasos, Malit, Çadit, Nigerisë, Nigerit dhe Muritaninë (të gjitha territoreve që dikur i kishte nën udhëheqje prijësi i Murabitunëve, Jusuf Bin Tashfin – G.A). Pasurinë e tij Mansa Musa I e kishte arritur përmes tregtisë me ar dhe kripë, të cilën e bënte në Afrikën Veriore dhe atë Perëndimore. Udhëtimi për në Mekë për ta kryer haxhin i v. 1324 ka hyrë në analet e historisë (në po të njejtën kohë kur vdiq Osmani I në Perandorinë Osmane dhe kur filloi përhapja e Islamit në Ballkan – G.A.) duke e përshkuar një distancë prej 4000 miljeve. Ai këtë udhëtime e realizoi së bashku me 60,000 burra, përfshirë 12,000 skllevër, ku secili prej tyre barte nga 2 kg ari. Lajmëtarët e tij ishin të veshur me mëndafsh, të mbanin shkopinjë të artë, me kuaj të përgatitura dhe çanta të mirëpunuara. Musa I ishte i aftë të vendoste për çdo gjë që nevoitej për udhëtimin e tij pën Mekë. Ai ishte përkujdesur që t’i ushqente të gjithë bashkudhëtarët e tij dhe kafshët, prej tyre ishin shumë se 8000 deve, ku secila nga to barte 23 kg – 136 kg ar. Mansa I e ndërtoi nga një xhami në secili vend ku e falte xhumanë. Mansa Musa I i dhuronte monedha ari varfanjakëve, të cilët i takoi përgjatë udhëtimit të tij si dhe jepte domavione në qytetet ku kalonte, përfshirë Kairon dhe Medinën. Por veprat humanitare të Musait I patën impakt të thellë në ekonomitë e vendeve ku kalonte ai. Përgjatë qyteteve, influksi i madh i arit ua uli vlerën metaleve përgjate viteve në vazhdim. Vlera e të mirave dhe mallrave ra shumë. Ky udhëtim e bëri atë të vetmin njeri në histori që arriti ta kontrollonte vlerën e arit në tërë Mesdheun. Thuhet se Musa I për shkak se qeveriste Afrikën Perëndimore, nga Senegali kishte pasur disa ekspedita për në Brazil, pra ai e kishte zbuluar Botën e Re shumë kohë para Kolombit. Mansa Musa udhëhoqi për 25 vite dhe vdiq më 1337. Djali i tij Maghan e trashëgoi atë. Musa ndërtoi xhami dhe institucione në regjion. Shumë njerëz mund të udhëtonin më vonë në Mali për të studiuar në Unverzitetin Sankore. Ai kujtohet edhe sot për kohën e artë të tij në historinë e Malit. (Mansa Musa ishte bashkëkohanik i Ahmet ibn Tejmijes, Osmanit1, Ibni Batutas, ibni Arabiut, etj G.A). Burimi: TheAfricanHistory Përktheu: Galdim Ajeti